Detaje të reja kanë dalë sot në lidhje me aksidentin që ka ndodhur mbremjen e djeshme në Durrës.
Zbulohet se viktimat që kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ka ndodhur dje në Durrës ishin dy vëllezër romë, 15 dhe 13 vjeç.
Ata po udhëtonin me nje çiklometër të cilin e drejtonte babai i tyre dhe më pas janë goditur nga nje makinë që drejtohej nga Xhoni Muço i cili ka rezultuar të ketë qenë në gjendje të dehur.
Raportohet se 13 vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme në spital ndërsa vellai i tij ndërroi jetë në vendngjarje.
/5pyetjet.al