Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e gazetarit Nikos Katsikas në Egjipt. Motivet e krimit janë seksuale. Autori, një shpërndarës ushqimesh pranoi se ishte ai që e vrau gazetarin.
Ai tregoi se gazetari e kishte ftuar brenda, i kishte ofruar një shumë të konsiderueshme në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale, por në fund s’e kishte paguar dhe gjatë debatit, që përfundoi në përleshje e vrau me thikë.
Autori në rrëfimin e tij pohoi se ndërsa ishte në shtëpinë e viktimës, gazetari grek nisi ta pyeste për kushtet e jetesës. Më pas, sipas tij, Nikos Katsikas i ka kërkuar që të kishin një lidhje në këmbim të një shume parash.
Ai ka pranuar, vetëm se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, pasi pas përfundimit të lidhjes së dashurisë dhe siç dyshohet se ka thënë i akuzuari, viktima nuk ka pranuar t’i japë paratë që kishin rënë dakord. Kjo ka sjellë si pasojë një përleshje të ashpër, ku autori e ka goditur me thikë për vdekje.
I akuzuari ka pranuar gjithashtu se pasi është siguruar për vdekjen e Nikos Katsikas, i ka rrëmbyer shumën prej 260 euro, 3 celularë dhe disa sende të viktimës dhe më pas është arratisur nga vendi i krimit. Por, përveç rrëfimit të autorit, autoritetet presin edhe rezultatet e autopsisë.
/5pyetjet.al