-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta” për kreun e FSHF, zyrtarizohet kandidati që synon të mposhtë Dukën e Shakohoxhën

Kryesoret

Është mbajtur këtë të mërkurë Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, ku veç zgjedhjes së delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF Lezhë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars, është propozuar edhe Sulejman Starova si kandidat për President të FSHF.

Në këto punime morën pjesë 12 shoqatat anëtare të përfaqësuar me 18 delegatë. Dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera dhe Vasil Bici përshëndetën punimet e Asamblesë si dhe përgëzuan anëtarët e SHRF Lezhë për punën e bërë gjatë kësaj kohe në këtë zonë.

Kryetari i kësaj shoqate, Ridvan Kulli, falenderoi anëtarësinë për punën e kryer deri më tani dhe garantoi mbështetje maksimale tashmë që SHRF Lezhë ka buxhetin e saj dhe autonomi menaxheriale.

Anëtarësia vendosi të propozojë emrin e Sulejman Starovës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Vasil Bicit si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Lezhë zgjodhën gjithashtu me unanimitet të plotë Kristjan Xhidodajn, Dario Palin dhe Leonard Preloshin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.

Pas Asamblesë, për mediat foli një prej delegatëve të zgjedhur nga SHRF Lezhë, Kristjan Xhidodaj, që vlerësoi punimet dhe e vendimet e marra në mbledhjen e sotme. “Sot ishte një ditë e veçantë përsa i përket Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë. Miratuam tre delegatët për në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Miratuam buxhetin e vitit 2022. Gjithashtu, propozuam dhe miratuam kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit z.Sulejman Starova.

Unë shpresoj shumë që në vijim zona e Lezhës, duke parë dhe pjesën gjeografike, pasi është zona më e madhe në gjithë Shqipërinë nga pikëpamja territoriale, shpresojmë që autonomia nga nga financiare ne do na ndihmojë shumë. Shpresojmë që do të masivizojmë në maksimum fëmijët në futboll.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit