-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Prishtinë plehrat kapicë! Kompanisë së grumbullimit të mbeturinave i bllokohen llogaritë

Kryesoret

Kompania rajonale e grumbullimit të mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë ka njoftuar se i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare dhe se punëtorët e kësaj kompanie nga sot nuk do të dalin në terren të bëjnë grumbullimin e mbeturinave.

Sipas kompanisë “Pastrimi”, llogaritë janë bllokuar nga kompania për menaxhimin e plehrave të Kosovës.

“Pastrimi” ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim deri në zgjidhjen e këtij problemi.

Njoftimi i plotë:

Kompania e mbeturinave KRM “Pastrimi” SHA – Prishtinë njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha llogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Plehrave te Kosovës – KMDK, me të cilat kryen shërbimet bankare. Po ashtu, kompania “Pastrimi” SHA – Prishtinë njofton qytetarët se nga 09.02.2022, nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye të bllokimit të llogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit. Kompania “Pastrimi” SHA – Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problemi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit