Tarifat e reja të energjisë elektrike që janë miratuar dje nga Zyra e Rregullatorit për Energjinë, do të hyjnë në fuqi nga sot e do të aplikohen deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.
Me miratimin e këtyre tarifave, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji do të përballen me shtrenjtim të energjisë. Ata duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ulët dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.
Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kWH nuk do të faturohen me çmimin e ri.