-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vettingu shkon në Kuvend, zbulohet mesazhi i Bashës për deputetët para votimit

Kryesoret

Në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend pritet të votohen zgjatja e mandatit të organeve të vettingut, për të cilën ndërkombëtarët, SHBA e BE kanë bërë thirrje të herë pas hershme që të votohet pro.

Ndërkohë, është mësuar se para seancës së të enjtes, Basha do të zhvilloje një takim me deputetët në selinë e Partisë Demokratike, ku pritet të merret edhe vendimi se si do të votohet në Kuvend.

“Përshëndetje! Nesër në orën 09:00 do të kemi mbledhje grupi në seli!

Ju faleminderit!”, ishte mesazhi që u ka mbërritur deputetëve të PD.

Më herët, gjatë kësaj të mërkure, Edi Paloka, deputet nga Komisioni i Rithemelimit bëri të ditur qëndrimin e tij, duke thënë se do të votojë kundër. Madje, ai shkoi edhe më tej duke thënë se nesër do të jetë një tjetër provë se kush është opozita e vërtetë e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit