-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi dy orë përballë drejtësisë belge, Basha del nga SPAK: Dosja është hapur, çfarë dëshmova

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pasditen e sotme dëshmoi për më shumë se dy orë në SPAK përballë prokurorëve belgë lidhur me dosjen e famshme të “Toyota Yaris”.

Kryedemokrati u shpreh se ishte në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, por nuk pranoi që të jepte më shumë detaje lidhur me atë që ka dëshmuar.

“Kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë nuk është mbyllur. Paratë e konfiskuara nuk u janë kthyer, por mbeten ashtu.

Hetimi në Belgjikë vazhdon dhe drejtësia belge është e vendosur të shkojë deri në fund. Në këtë kuadër. Për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të cdo vendi partner.

Unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge dhe do të jemi pro-aktivë kundër luftës ndaj korrupsionit, duan non gratat e shpallur apo të pa shpallur. Isha në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Prokurorët belgë kanë pasur një veprimtari përtej intervistimit tim. E dyta që mund të them është se kam bindjen, se ishte një bisedë konstruktive, që i shërben hetimit dhe sikur mund ta kuptoni, me hetimet në vijim e sipër nuk mund të flas më tepër.

Ju e dini denoncimin tim, ai është një nga indiciet e hetimit dhe që vazhdon në Belgjikë. Unë i qëndroj gjithçkaje që kam thënë në parlament” tha Basha.

Prej disa ditësh një grup zyrtarësh të drejtësisë belge, 4 prokurorë, 2 oficerë të policisë gjyqësore dhe një zyrtar zbarkuan në Tiranë për të pyetur Lulzim Bashën.

Gjykata e Tiranës dënoi me një vit e gjashtë muaj burg Ervis Vladin për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në dy mjetet tip “Toyota Yaris”. Këto të fundit kishin mbërritur në Portin e Durrësit nga Belgjika. Vladi ishte një ndër gjashtë personat, të cilët u hetuan për këtë çështje.

Bllokimi i sasisë së konsiderueshme të parave në portin e Durrësit në qershor 2018, prodhoi akuza të ashpra nga kreu i opozitës Lulzim Basha, sipas të cilave qeveria shqiptare ishte e lidhur me trafikun e drogës.

Basha paralajmëroi disa ditë përpara bllokimin e parave dhe akuzoi kryetarin e Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste Taulant Ballën, si garantues të marrëveshjeve me krimin e organizuar.

Balla iu përgjigj duke e hedhur në gjyq për shpije Bashën dhe në Janar 2019 lideri i Partisë Demokratike u dënua nga Gjykata e Tiranës për shpifje me 50 mijë lekë gjobë.

Por ku e dinte Lulzim Basha? Kush ia dha informacionin? Për këtë drejtësia belge vijon hetimet dhe sot e mori në pyetje.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit