Gazetari dhe opinionisti Valon Syla dje ka qenë i pari që e ka bërë të ditur se Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka pasur një përleshje fizike brenda objektit të Ministrisë së Jashtme.
Syla në T7 tha se Sadriu ishte rrahur me një diplomat mjaft të njohur brenda ministrisë.
“Një rast ka qenë kur në ndërtesën e qeverisë është rrahur Prindoni me një diplomat i cili sot gjendet në Lindjen e Mesme”, është shprehur Syla.
Në media është publikuar një dokument që tregon për një përleshje fizike të Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani. Në këtë dokument ai cilësohet si nxitës i konfliktit.
Sadriut i është publikuar vërejtja që kishte marrë pas një përleshje fizike në ambientet e MPJ, në korrik të vitit 2019. Siç thuhet në dokument, atij i ishte ndaluar gradimi për ndonjë pozicion më të lartë për arsye se krijonte konflikte verbale e fizike.
“Duke marrë parasyshë se z. Sadriu në pak muaj ka qenë nxitës i konflikteve verbale dhe fizike, çfarëdo vlerësimi dhe reference për ngritje në gradë, zhvlerësohet”, thuhet në dokument.