-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia e shpalli në kërkim, shqiptari përgjigjet nga atdheu: Më prisni se po vij vetë

Kryesoret

20-vjeçari shqiptar Roxhers Demirazi i shpallur në kërkim për vrasjen e grekut Alkis Kampanos ka pranuar që të dorëzohet.

Pas krimit, ku dyshohet se është i përfshirë, ai u arratis drejt atdheut, por sot përmes avokatit të tij ka pranuar që të dorëzohet për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, që ndodhi javën e kaluar në Selanik.

“Synimi i klientit tim është të paraqitet para autoriteteve greke. Vlerësoj se në orët në vijim ai do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare dhe do të bjerë dakord për ekstradimin e tij.

Ai mund të jetë në Shqipëri, do të zgjedhë të vijë në Greqi sepse duhet të japë shpjegime për rolin e tij dhe do të ketë një gjykim të drejtë.

Autoritetet greke janë vënë në dijeni që prej ditës së djeshme për vendimin e tij për t’u dorëzuar. Pozicioni i tij i përgjithshëm është se ai kishte një rol rajonal në këtë rast.

Qëndrimi i tij i parë që më kërkoi të citoja është se është i dërrmuar nga ngjarja”, tha konkretisht avokati.

Deri tani janë 11 të arrestuar për krimin. I pari që u arrestua ishte një shqiptar 23-vjeç, por më pas rezultoi se nuk ishte autori, por bashkëpunëtor në krim.

Ndërkohë që shqiptari i dytë i përfshirë pritet që të dorëzohet.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit