Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme ishte në Vorë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie.
Por njëri nga zyrtarët e degës së PD-së në këtë bashki gjatë fjalës në foltore ngatërroi mbiemrin e kandidatit për kryetar bashkie me atë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
“Ju përgëzoj nga zemra të gjithëve dhe në 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë, Lulzim Basha… zotin Lulzim Sefer Vrana, kryetarin e bashkisë Vorë” tha demokrati.
Salla u ngrit në këmbë duke vërshëllyer emrin e Lulzim Bashës.
/5pyetjet.al