-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liverpool nuk gabon në “Anfield” dhe i afrohet kreut

Kryesoret

Liverpool nuk gabon në “Anfield”, ndërsa Arsenali fitoi ndeshjen e parë për vitin 2022. “The Reds” mposhtën 2-0 Leicester City. Diogo Jota ishte heroi i ekipit të Jurgen Klopp, që është ngjitur në kuotën e 51 pikëve.

Manchester City kryesues numëron 60 pikë, por Liverpool ka luajtur një ndeshje më pak. Sulmuesi portugez zhbllokoi takimin në minutën e 34-t. Kasper Schmeichel grushtoi gjuajtjen me kokë të Virgil Van Dijk dhe aty përfitoi Jota.

Vendasit vazhduan të sulmonin, por portieri danez i “Dhelprave” ishte në një mbrëmje shumë të mirë. Gjithsesi, Diogo Jota realizoi golin e qetësisë tre minuta nga fundit.

12 gola në Premier League për 25-vjeçarin dhe Momo Salah që kryeson renditjen e golashënuesve është vetëm 4 gola larg. Feston më në fund Arsenali për këtë vit.

“Topçinjtë” morën tre pikët pas suksesit 0-1 ndaj Wolves. Mbrojtësi Gabriel shënoi golin e fitores në minutën e 25-të, teksa skuadra e Mikel Artetës luajti me dhjetë lojtarë në 20 minutat e fundit.

Gabriel Martinelli mori dy kartonë të verdhë të njëpasnjëshëm, por “Ujqit” nuk përfituan nga superioriteti numerik, duke i dhënë fund ecurisë prej pesë ndeshjeve pozitive në kampionat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit