U dyshua se brenda Klinikës Infektive në Kosovë ka ndodhur një ngatërrim i trupave të personave që kishin humbur jetën. Pas këtij dyshimi policia nisi menjëherë kontrollet.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës doli me një sqarim duke treguar se u njoftuan në lidhje me mundësinë e ngatërrimit të dokumentacionit mjekësor të pacientëve të vdekur.
Në sqarim thuhet se grupi që merret me menaxhimin e Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente (Policinë e Kosovës) kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se drejtuesit e klinikës u njoftuan në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.