Avokati Spartak Ngjela u shpreh në emisionin “Pikat mbi i”, se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama janë të rrezikuar nga drejtësia e re. Ai tha se pas Lefter Kokës, pritet që të arrestohen edhe 2-3 ministra nga të dyja kahet politike.
“Janë disa ministra, në të dy krahët. Janë dhënë shenjat në treg, që ka dy ose tre të tjerë, në të dy krahët. Mua më doli fjala, që i ra majtas. Antikorrupsioni ka filluar majtas, tani nuk e di si do të vazhdojë. Të dy krahët do të goditen, nuk shpëtojnë dot.
Por, ata që e drejtojnë, e njohin precedentin botëror. SPAK-un e drejton Sekretari i Shtetit, ai foli botërisht. Ata e kanë drejtuar dhe në Kroaci, por këtu është më e rreptë historia” tha ai.
/5pyetjet.al