-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk deklaroi shumën e parave në Morinë, procedohet 42-vjeçari

Kryesoret

42 vjeçar nga Maqedonia e Veriut u kap duke kaluar në pikën kufitare të Morinës me një shumë të madhe parash të padeklaruara. Pas kontrollit nga policia e Kukësit atij u gjendën në makinë plot 16.950 euro. Nuk dihet ende arsyeja përse A.S nuk e deklaroi shumë e parave, por policia vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin  tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 16.950 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi  A. S., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. /5pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit