Grabitet posta në Gjirokastër, grabitet me armë një sasi parash në zyrën e postës, 10 minuta pas grabitjes kapet autori. Vodhi lekët e pensioneve.
Ngjarja ka ndodhur para 10 minutash kur Armando K. 32 vjeç nga Vlora nën kërcenimin e armës së zjarrit, hyri në zyrën e Postës Shqiptare në pazarin karakteristik dhe ka tërhequr një sasi ende të padeklaruar të hollash tek sporteli ku ndahen pensionet. Pasi ka tërhequr të hollat, 30 vjeçari nga Vlora emigrant në Greqi, është larguar me shpejtësi në drejtimin e poshtëm të qytetit. Menjëherë Policia e Gjirokastrës u vu në lëvizje dhe ka prangosur të riun në zonën e ish Poliklinikës në lagjen Meçite dhe e ka shoqëruar direkt në Komisaritin e Policisë.