Policia e Gjirokatrës ka arrestuar një 32-vjeçar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
32-vjeçari me iniciale E.S., banues në fshatin Lazart, ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 8 vite burg dhe i kishte mbetur për të kryer edhe 6 muaj.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.