Roxhers Demirazi 20-vjeç është transferuar nga Korça ku u arrestua në drejtim të Selanikut në Greqi ku do të përballet me akuzat për përfshirje në vrasjen e Alkis Kampanos javën e kaluar.
Me Demirazin numri i të arrestuarve shkoi në 12, por që pritet që të rritet.
I lirë është edhe një tjetër person që sipas autoriteteve greke është i përfshirë në vrasjen makabre.
Emri i tij nuk publikohet, por sipas mediave greke u zbulua nga dëshimia e shqiptarit të parë që u arrestua pas vrasjes, 23-vjeçarit, që më pas rezultoi se ishte bashkëpunëtor dhe jo ekzekutor.
Ai ka rrëfyer se e kishte dërguar në vendin e ngjarjes një person, që i referohet si “bosi”.
“Shkova për të marrë makinën time, atje më çoi “bosi” emrin e të cilit nuk dua ta them dhe nuk ka lidhje me ngjarjen” tha ai.
“Dje shqiptari që ishte larguar nga vendi që të nesërmen pas vrasjes së Alkisit është dorëzuar. Kam dëgjuar për dikë “të madhin” që i shpëtoi arrestimit.
Për shtetin tonë nuk ka “të vogël” dhe “të madh”. Dhe i fundit që qëndron pas kësaj historie do të arrestohet dhe do të vihet para drejtësisë.
Kushdo tjetër i përfshirë do të arrestohet” deklaroi policia.
/5pyetjet.al