-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-truproja i Berishës dënohet 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ditën e sotme vendosi që të dënojë me 21 vite burg Izet Haxhinë për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator të 1998. Ish-truproja e Sali Berishës u dënua me akuzën e vrasjes me paramendim.

Izet Haxhia nuk ishte i pranishëm, por kërkesa e tij për pafajësi u rrëzua, pasi gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Dritan Nushi. Organi i akuzës kërkoi 25 vite burg, por në fund gjykata pranoi që ta dënonte me 21 vite.

Pak vite më parë ai pranoi që të ekstradohej nga Turqia për t’u përballur me drejtësinë, e cila e dënoi, por ky nuk është vendim i formës së prerë.

Gjithsesi, ai do të vijojë që të qëndrojë në burg. Haxhia është i dyti që dënohet për këtë dosje pas Jaho Mulosmanit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit