-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova rishqyrton tarifat e energjisë në dhjetor

Kryesoret

Tarifat e energjisë elektrike do të shqyrtohen sërish në fund të këtij viti. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë, Petrit Pepaj.

Sipas Pepajt, shqyrtimi i rregullt tarifor do të bëhet në mesin e dhjetorit të këtij viti.

“Proceset e rregullta të shqyrtimeve tarifore për ndërmarrjet e rregulluara për vitin 2023 fillojnë ne mesin e dhjetorit të këtij viti. Në këtë kuptim ne nuk mund te gjykojmë tani se si do te jenë tarifat në vitin 2023”, ka thënë Pepaj.

Ai e ka konfirmuar se paratë nga Qeveria për subvencionim të tarifave janë vetëm për këtë vit.

“I tërë subvencioni i qeverisë është reflektuar ne tarifat për këtë vit, ky subvencion ka bërë që: Tarifat për konsumatorët jo familjarë, në kuadër të Shërbimit Universal të mbeten të njëjta si vitin e kaluar.

Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kwh në muaj, të mbesin të njëjta si vitin e kaluar, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kwh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 cent dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent”, thuhet në përgjigjet e Pepajt për Express.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit