-sidi education-spot_img
35.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tym i bardhë? Kurti flet pas takimit me Hamzën: Ishte konstruktiv

Kryesoret

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamza. Kurti u shpreh se nuk ka asgjë konkrete në drejtim të formimit të qeverisë.

“Me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve. Unë e falënderoj kryetarin Hamza, për këtë takim, i cili ishte takim i parë dhe konstruktiv, i cili kaloi në atmosferë të vullnetit të interesimit për t’i dhënë institucioneve të reja Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit. Aktualisht nuk mund të themi se kemi një rezultat konkret, ndonjë të arritur që ta ndajë me popullin”, tha Kurti.

Sot do të takoj edhe Lumir Abdixhikun. Ne kemi numrin e mjaftuieshëm të deputetëve që të kemi legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kemi shumicën e deputetëve në parlamentin e Kosovës. Për zgjedhjen e presidentit, kjo duhet të ndodhë në bashkëpunim me të tjerët.

Ne duam që të kemi një figurë konsensuale, dikush që ka vlera kombëtare, profesionale, qytetare, që të jetë shprehje e unitetit, siç e kërkon Kushtetuta. Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, ndërsa për presidentin është përgjegjësia e të gjithëve”, u shpreh Kurti.

Hamza takon Kurtin: PDK mbetet në opozitë, Presidenti i ri me LVV-në

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit