Të gjithë banorët ishin afër pishinës dhe po shijonin rrezet e dielli. Por në fakt Einxhel po haste vështirësi në heqjen e bluzës për shkak të krahut të lënduar.
Fillimisht i ka shkuar në ndihmë Beniada dhe më pas Donald. Të dy e ndihmuan të hiqte bluzën, në mënyrë që prezantuesja të rrinte më rehat.
Duket se dyshja ka bërë ‘paqe’ me njëri-tjetrin dhe kanë hedhur pas krahëve mosmarrëveshjet mes tyre.
Einxhel Shkira akuzoi Donald Veshajn se e hoqi padrejtësisht nga puna dhe nuk i dha rrogën kur e punësoi në emisionin e tij “Binjakët”. Ndërsa aktori humorit iu drejtua duke thënë “di shumë gjëra për ty”, por nuk donte ti tregonte për të mos i prishur imazhin.