199 lekë për litër ka arritur nafta në Shqipëri, por kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka se cfarë të bëjë qeveria, pasi tregu është i lirë. Kreu i qeverisë gjatë replikave në Facebook me ndjekësit ka sqaruar qëndrimin e tij duke theksuar se nuk do të ndërhyjë në treg.
“O shih çmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta, nuk punojmë të gjithë si ju pushtetarët, kemi fatura që i paguajmë me rrogë, a e di se ça është rroga o meer…”, i shkruan komentuesi.
“I shikoj cmimet si jo, po cmimet ne pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, nderkohe qe pikerisht pse e di mire cfare eshte rroga po e mbajme cmimin e energjise aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, nderkohe qe kudo ne rajon e me tutje eshte rritur kacafiu! Ndersa ndertimet nuk i le ne asnje menyre, sepse ka akoma familje qe duan te kthehen ne shtepi pas shkaterrimit nga tërmeti
Nafta shitet ne burse nuk shitet tjeter per Angli e tjeter per Shqiperi, quhet treg i lire, kerkese oferte, nuk e blen as e shet shteti, as ne Angli as ne Shqiperi, keshtu qe s’ka lidhje me Kacekaca, nderkohe qe tek cmimi i energjise vazhdojme ta mbajme ku ishte para krizes, po ne Angli sa ka vajtur fatura se ne Kosove per shembull ka kercyer lart shume?” shkruan ai.
Rama i kujtoi shtetet e tjera, por një qytetar i solli në vëmendje rrogat e ulëta dhe premtimet.
“Rrogat jane vendosur ne buxhet dhe si gjithmone rritja hyn ne fuqi ne 1 qershor, ndersa mendjen duhet ta mbledhin ata qe i bejne hesapet pa hanxhine, sepse po te rriteshin rrogat sipas deshires e jo sipas mundesive, Gjermania do t’i kishte cuar 10 mije euro per person, po ja qe nuk e ben, sic nuk e ben askush, sepse bien shtetet, sic ra Shqiperia ne 1997-en po te shperndahen para me shume se sa c’mblidhen nga puna! Keshtu qe pune, pune, pune, qe te vazhdojme te rrisim mundësitë” tha Rama.
/5pyetjet.al