Një bandë shqiptare është shkatërruar në Spanjë për kultivim dhe shitje marijuane. Mësohet se në pranga janë vënë gjithsej 10 shqiptarë të moshave nga 19 deri në 32 vjeç. Identitetet e shqiptarëve nuk bëhen të ditura. Ata u kapën në Elche në provincën e Alicante-s pas disa muajsh përgjimesh.
3 prej anëtarëve të bandës janë dërguar direkt në burg pasi janë paraqitur në gjykatë. Shqiptarët akuzohen për krime shëndetësore publike, pjesëmarrje në grup kriminal dhe vjedhje e energjisë elektrike.
Policia ka thënë se kjo bandë është e “mirëstrukturuar” dhe ka përdorur me dhjetëra shtëpi dhe prona industriale në Alicante si fabrika marijuane. Autoritetet kanë ushtruar kontrolle në 6 adresa të ndryshme dhe ka zbuluar 2 mijë rrënjë marijuanë, së bashku me 4330 Euro cash.
Të gjitha shtëpitë e barit ishin të pajisura me pajisje elektrike të sofistikuar për të vjedhur në mënyrë të paligjshme energjinë./tvklan.al