Një makinë ka shpërthyer në flakë në autostradën Elbasan-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ibë, dy kilometra pasi kalon tunelin për të ardhur në drejtim të kryeqytetit.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, makina ka marrë flakë në pjesën e përparme dhe vijon duke u djegur.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje. Pritet ekspertiza e grupit hetimor për të zbardhur shkakun e përfshirjes të makinës në flakë.