-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama i jep Bashës çdo mëngjes recetën si duhet të sillet

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme ishte në Rrogozhinë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Hekuran Xhani.

Në fjalën e tij përpara mbështetësve, ai u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve të Rrogozhinës që të bashkohen në 6 mars.

“Mjaft Edi Rama. Nga viti 2009 ka ndaluar votën në PS. Votë e lirë do të thotë sistem patronazhistësh. Angazhoi bandat e krimit dhe drogës për të rrëmbyer votat. Po për Lulzim Bravën, cila është vota e lirë?

Ai është turpi e faqja e zezë e historisë së lirisë së Shqipërisë. A nuk është kjo një fyerje për cdo demokrat dhe demokrate? Një fyerje e rëndë.

Lulzim Brava duke e ditur që është i nxirë dhe diskredituar, nuk shkon të paraqesë kandidatët, nuk del vetë.

Logon e partisë e ka rrëmbyer me ndihmën e Edi Ramën. Prandaj ju bëj thirrje ju, mos gaboni të votoni për kandidatin e tij Ferdinand Saraçi.

Logoja e fitores është “Shtëpia e Lirisë”. Lulzim Brava u mashtroi për 8 vite dhe si bëri kurrë “primaret”, ne i jetësuam për 8 muaj.

Me bisht ndër shalë ulet dhe voton Ramën, vettingun që dy vite më parë e quajti aktin më mafioz, por e votoi” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit