Shërbimi Burgjeve i Kosovës njofton se sot rreth orës 07:30 në Klinikën Infektive të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri A.S, i lindur më 1975.
Është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve të tjera dhe me amputim të këmbës së majtë.
“Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë. Si rast i rëndë shëndetësor, ka qenë i vaksinuar me dy doza të vaksinës anti COVID-19”, thuhet në njoftim.
SHKK thekson se për këtë rast është bërë edhe kërkesa për pezullim të dënimit.
A.S po kryente dënimin në Dubravë dhe ishte i dënuar për veprën penale, vjedhje.
Organet kompetente po ndjekin procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.