Sali Berisha nga Rrogozhina deklaroi sot se Lulzim Basha do të arrestohet për dosjen “Toyota Yaris”. Ish-kryeministri u shpreh se Basha gënjeu prokurorët belgë në dëshminë e dhënë dy net më parë në SPAK dhe për këtë arsye, theksoi ai “i ke hekurat të sigurta”.
“Lulzim Brava dekonspiroi operacionin e “Toyota Yaris”. Çfarë ishte kjo, e pyeta, ku e gjete, që të bësh të dështosh një operacion të partnerëve tanë? Iku kjo. U hap hetimi, Rama ia mbylli dosjen, por ka një pjesë tjetër që nuk e mbyll dot Rama dhe Basha, që është dosja belge.
Tani më duhet ti them Bravës, bëj fotografi me cilin të duash, nxirr cdo foto me lekë dhe pa lekë, por dosja e Belgjikës, lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e diellit. Kur doli pas dy orë hetimi, i thanë dy gjëra, e para, u tha “ky gënjen nën betim”, por i pabesi, besë nuk ka.
Por në drejtësi dënohesh po gënjeve, i ke hekurat të sigurta. E dyta i thanë, merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli dhe tha kam besim te madh te njerëzit e ndershëm, BKH-së dhe SPAK-ut që kanë juridiksion të trajtojnë cdo problem, i thoshte palës belge me fjalë të tjera që nuk ke juridiksion.
Por po i them këtu, Lul ata kanë të drejtë, jo të hetojnë por edhe të arrestojnë dhe të çojnë në Belgjikë, pasi jemi pjesë e një konvente që kemi firmosur. Prandaj lëri ato. Shpresë nuk ke. Luli do të ketë edhe disa probleme të tjera shumë të rënda” tha ai.
Ish-kryeministri në Rrogozhinë prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Hekuran Xhani. Në fjalën e tij përpara mbështetësve, ai u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve të Rrogozhinës që të bashkohen në 6 mars.
/5pyetjet.al