Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar pas videos së kandidatit të Sali Berishës për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Hekuran Xhani, e cili e quan ish-kryeministrin si “Salë k*rva, por edhe Lulin”.
Sali Berishën nuk e besojnë më as përkrahësit e tij, shkruan Partia Demokratike. Në videon e publikuar nga PD-së ndërthuret prezantimi sot i Xhanit nga Berisha dhe momenti kur Xhani nën avujt e alkoolit shan dhe ofendon Sali Berishën, por edhe Lulzim Bashën.
“As kandidati i tij nuk e beson non gratën” thuhet në reagimin e PD.
/5pyetjet.al