Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka publikuar ne Facebook fotografi nga protesta e fermerëve në Bilisht, duke thënë se ata po i shkatërron qeveria.
Ai tha se fermerët janë mashtruar nga Rilindja me rimbursimin e karburantit, skemë të cilën e përdoren si mjet presioni në fushatë për të tjetërsuar vullnetin e votës së fermerit.
“Fermerët e Devollit ne proteste për çmimin e lartë të naftës.
Rilindja, bujqësinë po e përdor në funksion të pastrimit të parave dhe të oligarkëve.
Fermeri i mesëm vendas po shkatërrohet çdo ditë.
Fermerët e Devollit po përballen me kushte shumë të vështira për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria.
Zona me prodhuese e vendit sot përballet me falimentimin.
Rilindja mashtroi fermerin vendas me rimbursimin e karburantit, skemë të cilën e përdoren si mjet presioni në fushatë për të tjetërsuar vullnetin e votës së fermerit.”, shkruan ai.
/5pyetjet.al