Komisioni hetimor i inceneratorëve është përfshirë nga debatet në mbledhjen e sotme.
Administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra ishte e para që u mor në pyetje nga deputetët e dy krahëve. Replikat dhe akuzat ishin të forta.
“Nuk duhet të komentoni asnjë përgjigje” ishte kërkesa e deputetit socialist Fadil Nasufi për kryetaren e komisionit Jorida Tabaku.
“Mos paragjykoni atë që thonë, lerë atë muhabet” i kërkoi deputeti Etjen Xhafaj.
“Do të marr masa për shkelje të etikës” ishte përgjigja e Tabakut.
“Mbaje atë etikë për të cilën flet. Po bëni pyetje qesharake, jo po si e ka emrin shoferi?” replikoi Xhafaj.
“S’ka gallata këtu. Nëse doni të jemi seriozë, duhet të zbatojmë rregulloren, ndryshe ne nuk bëhemi pjesë e kësaj palaçoje” reagoi ashpër deputeti tjetër socialist Besjan Ajazi.
/5pyetjet.al