Çdo vit më 14 shkurt, njerëz nga e gjithë bota festojnë Ditën e Shën Valentinit.
Tradicionalisht, disa çifte blejnë trëndafila, çokollata, shijojnë një vakt romantik të ndezur me qirinj. Të tjerë, shprehin dashurinë me metoda jo të zakonta.
Në Serbi, një garë për puthjet më të gjata zhvillohet çdo vit për të shënuar ditën e Shën Valentinit.
Konkursi “Kiss Me” është pjesë e një festivali në qytetin Vrnjacka Banja, i cili ka të bëjë me romancën, muzikën dhe ushqimin.
Vendasit pohojnë se Ura e Dashurisë në qytet është ura më e vjetër e dashurisë në botë që daton që nga Lufta e Parë Botërore.
Fituesit e garës së puthjes në vitin 2020, Irena dhe Djordje Boriç vendosën një rekord të ri prej 112 minutash. Ata e kanë fituar konkursin pesë herë radhazi.
/5pyetjet.al