Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme ishte në Lushnje, ku prezantoi kandidatin Elton Bano për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit. Një mesazh për demokratët, kishte edhe djali i Sokol Olldashit, Glauku.
Ai tha se demokratët kanë 9 vite në opozitë dhe tani është akoma më vështirë, pasi janë kundër të gjithëve, por theksoi se zjarri brenda tyre është më i fortë për t’i mposhtur të gjithë.
“Kemi 9 vite që strapacohemi dhe lodhemi në opozitë. 9 vite që të paktën njëherë jemi zhgënjyer të gjithë, në mos shumë herë dhe kësaj radhe mua më duket akoma më e vështirë, pasi jemi kundër të gjithëve, qeverisë, oligarkëve dhe kryetarit…
Sot nuk është e vështirë që të mendojmë se jemi në pikën tonë më ulët, por të gjithë këta të bëhen bashkë nuk do të munden kurrë të fikin zjarrin në zemrat e demokratëve.
Për Elton Banon nuk ka nevojë ti bëj lëvdata. Kam vetëm një mesazh për të gjithë, që Bano nuk është vetëm kandidati ynë, por i gjithë Lushnjes” tha ai.
/5pyetjet.al