Bateritë në vend të kompostos? Pse jo, thotë një kompani riciklimi nga Australia, e cila i kthen bateritë e vjetra në kompost për të mbjellat.
Arsyeja për Envirostream, e cila riciklon të gjitha llojet e baterive dhe i bën ato plotësisht të pajtueshme me mjedisin dhe natyrën.
“Hedhja e baterive alkaline është një problem i madh në mbarë botën,” pranon Adrian Griffin, drejtor i Lithium Australia, kompania mëmë e Envirostream.
Procesi “tradicional” i riciklimit të baterive nuk arrin t’i bëjë të ripërdorshëm të gjithë komponentët, pasi disa prej tyre janë toksikë dhe për këtë arsye përfundojnë në deponi speciale.
Megjithatë, me metodën Envirostream arrihet edhe riciklimi i substancave të rrezikshme. Zinku, për shembull, i cili gjendet në shumë bateri, “transformohet” në një material që ndihmon bimët të rritin klorofilin, një substancë shumë e nevojshme.
I njëjti proces zbatohet nga një kompani finlandeze, Tracegrow, e cila konverton bateritë e vjetra në kompost, në kuadrin e ekonomisë rrethore.
Duhet theksuar se bateritë alkaline kanë një përdorim të gjerë në jetën e përditshme të qytetarit modern, pasi gjenden në telekomandë, ora, lodra për fëmijë etj.
/5Pyetjet.al