Tetë avionë të tjerë luftarakë amerikanë F-15 zbarkuan sot në Poloni, tha ministri polak i mbrojtjes mes tensioneve në rritje në Evropën Lindore pas grumbullimit të trupave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën.
“Më shumë avionë luftarakë amerikanë F-15 u ulën në bazën në Lask sot”, shkroi Marius Blastack në Twitter.
Lufta është vetëm një hap larg. Rusia sipas SHBA-së mund të sulmojë në cdo moment, por sot ministri i Jashtëm Lavrov bëri një hap pas, duke kërkuar zgjidhje diplomatike.
Megjithatë SHBA dhe NATO janë të përgatitura për një betejë me Rusinë nëse sulmon Ukrainën.
/5pyetjet.al