-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa kushton unaza gjigande e Adele që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve?

Kryesoret

Këngëtarja Adele nxiti spekulime se ajo dhe i dashuri Rich Paul mund të jenë fejuar, kur u shfaq në Brit Awards të martën me një unazë në prerje dardhe nga Lorraine Schwartz.

Unaza nuk kishte si të mos binte me sy për shkak të përmasave dhe shkëlqimit të saj. Ekipi i argjendarisë tha për Page Six Style se vathët e këngëtares peshonin 50 karat por refuzuan të ndajnë informacione të mëtejshme për unazën e saj.

Por ekspertë të gurëve të çmuar, thanë për median se unaza e Adele mund të vlejë afërsisht 1 milion dollarë.

“Duket me shkëlqim në të gjitha anët dhe na bën të besojmë se do të ishte vërtet me cilësi shumë të lartë,” thotë Apeksha Kothari i Rare Carat, e cila e vlerësoi gurin në 10 karat.

Mike Fried, CEO i The Diamond Pro, ra dakord që unaza gjigante e Adele është të paktën 10 karat, duke thënë se një diamant i kësaj madhësie ka marrë shumë kohë për t’u përzgjedhur.

Olivia Landau, gjeologe e certifikuar nga GIA dhe themeluese e The Clear Cut, ndau një vlerësim pak më konservator.

“Guri i saj duket të jetë rreth 5 deri në 7 karat në madhësi,” tha Landau, duke shtuar se diamanti duket se është vendosur në një brez të hollë. “Në varësi të cilësisë, një unazë e ngjashme mund të variojë nga 250,000 deri në 500,000 dollarë.”

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit