Finalistët e shtëpinë së ‘Big Brother VIP’ zhvilluan një lojë që Vëllai i Madh kishte përgatitur për ta. Në lojë konkurentët duhet të tregonin se sa mirë e njihnin njëri-tjetrin përmës pyetjeve dhe përgjigjeve.
Mes shumë pyetjesh Donaldit u pyet se cili ishte personi më i rëndësishëm në jetë e tij, ai u përgjigj se personi më i rëndësishëm për të është vëllai i tij binjak, aktori Romeo Veshaj. Duket se fansat kanë pritur që Donaldi të thoshte emrin e të dashurës së tij Beatrix Ramosaj.
Ai nuk tha emrin e Triksës pasi lidhja e tyre nuk ka aq shumë kohë sa ai të thoshte emrin e saj si njeriu më i rëndësishëm. Nga loja që u zhvillua në shtëpinë e BBV fitues u shpall Ilir Shaqiri, i cili arriti të mblidhte më shumë përgjigje të sakta.