Elgit Doda është një nga emrat më të përfolur të muzikë shqiptare, sidomos përfundimit të triologjisë se tij që ka rezultuar mjaft e suksesshme!
Kantautori, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ëake Up” zbuloi disa surpriza të mëdha, duke thënë se do të ketë bashkëpunim me partneren e tij Klea Hutën ndërsa po mendon për duet me Dafinën dhe Mozzikun.
Ai shtoi se do të publikojë këngë të reja çdo 1 muaj e gjysmë, ndërkohë që po planifikon programin e tij për 6 muajt e ardhshëm.
“Donaldi tha ‘Toxic Love’ dhe të gjithëve mund të na ketë rastisur dashuri toksike. Do nxjerr këngë çdo 1 muaj e gjysmë dhe mund të ketë bashkëpunime edhe me më shumë se një person. Një bashkëpunim do ta kem me Klean, mund të jetë Mozzik, Dafina.
Po bëj një program për 6 muajt e ardhshëm. Pas mbarimit të triologjisë, po bëj në plan për 6 muajt e ardhshëm se fillon vera dhe do jetë më e ngjeshur gjëja”, u shpreh Elgiti.
/5pyetjet.al