-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau për gjakmarrje, por mohon krimin, autorin e “fundos” baruti

Kryesoret

30-vjeçari Eduart Kësolla, i cili u ndalua nga Policia e Shkodrës për vrasjen e 47-vjeçarit Prek Tonaj, ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimorë të bluve të Shkodrës. Burimet për Klan News bëjnë me dije se 30-vjeçari nuk ka pranuar akuzat për vrasjen e 47-vjeçarit Prek Tonaj mbrëmjen e së dielës.

Ai ka deklaruar se nuk ka qënë atë natë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që prova që mendohet se ka bindur hetuesit e policisë se ky shtetas është autori i dyshuar i vrasjes janë gjurmët e barutit.

Policia e Shkodrës i ka shkuar në banesë 30-vjeçarit. Dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve. Ai është marrë nga banesa e tij dhe është shoqëruar për në ambientet e komisariatit të Policisë së Shkodrës.

Gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit nuk i janë gjetur armë, megjithatë tashmë mbi 30-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes për gjakmarrje. Një ditë më parë, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në ambientet e një lokali, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, 47-vjeçari Prekë Tonaj, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje”

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit