Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, deputeti Edi Paloka ngre pyetje pse kryedemokrati Basha sipas tij ka braktisur kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit.
Paloka thekson se Basha e di që rezultati i të emëruarve të tij do të jetë turpërues dhe kërkon të shmangë përgjegjësinë për humbjen e radhës.
“Pse L.B i ka braktisur kandidatet e tij ? Pse as nuk i prezantoi e as nuk ju del ne krah asnjerit prej tyre ?! Si mund te besojne se do te marrin votat e demokrateve, kandidatet e L.B, kur i pari qe i ka braktisur eshte pikerisht L.B?
Arsyeja eshte e qarte ne fakt; L.B e di se rezultati i te emeruarve prej tij do te jete turperues dhe si gjithmone, kerkon te shmang pergjegjesine e tij per humbjen e rradhes per te dale me pas e per te deklaruar:”Beteja jone sapo ka filluar”!
Per fat te keq “betejat” e L.B tani jane vetem per te fuqizuar ne pushtet Edvin Ramen”, shkruan Paloka.
/5pyetjet.al