-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritje tjetër e çmimit të karburantit në Kosovë? Nafta do shkojë 1.60 euro

Kryesoret

Çmimi e naftës këto ditë kanë arritur nivelin më të lartë në dy dekadat e fundit në Kosovë. 

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, kjo rritje është si pasojë e reduktimit të prodhimit te naftës në tregjet botërore. Ai tha se rritje pritet të ketë sërish dhe se askush nuk di se kur do të ndalet. Si pasojë e rritjes së çmimeve të karburantit, është rritur edhe çmimi i biletave të autobusit, ndërsa ka paralajmërime se rritje do të ketë edhe për artikuj të tjerë, përfshirë edhe ata bazë. 

Sipas Berjanit, çmimi pritet të shkojë deri në 1 euro e 60 centë.

“Çmimet janë të shtrenjta për standardin tonë,  por kjo nuk varet nga ne. Unë po e shoh trendin që kemi rritje ekstreme të derivateve të naftës. Sipas trendit që po vazhdon, nuk do të dihet kur do të ndalet e a do të ndalet në 1 euro e 60 centë ose më tepër. Kjo është duke ndodhur në gjithë globin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Berjani tha se rritja në bursë është mbi 20 dollarë për ton. Prandaj sipas tij, rritja është e paevitueshme, sepse kjo është duke ndodhur në të gjitha vendet e tjera.

E si pasojë e rritjes së çmimeve të karburantit, është rritur edhe çmimi i biletave të autobusit. Kështu ka njoftuar Kompania “Sharr Travel”, e cila mbanë linjën Prishtinë – Gjakovë.  Nga katër euro sa ishte deri më tani, çmimi i biletës në këtë relacion është bërë pesë euro.

“Të nderuar klientë, bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarëve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë – Gjakovë është 5 €. Sharr”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rritje të çmimit të biletave të autobusit u raportua edhe për linjën Mitrovicë- Prishtinë.

Ndërkohë Radio Kosova ka kontaktuar edhe me kompaninë private të taksive “SHOFERI  IM”,  të cilët thanë se kanë bërë kërkesë për rritje dhe se po presin një vendim të komunës  për të rritur çmimin fillestar, i cili aktualisht është 1 euro e 50 cent. Menaxheri i kësaj kompanie, Gëzim Kajtazi, tha se do të ketë ndryshime  pasi javën e ardhshme është paralajmëruar edhe një rritje e çmimit të karburanteve.

“Do të këtë ndryshime, konkretisht nuk është vendosur asgjë. Disa prej kompanive kanë thënë se do të bëjnë kërkesë në komunë për të bërë rritjen e startit, pasi që shpenzimet e naftës janë rritur jashtë mase dhe po flitet se do të bëhet 1.60 euro litri i naftës, por prapë duhet pritur vendimi i komunës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit