-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia: Zjarrfikësit punuan për 4 orë. Supermarketi në Ferizaj u dogj plotësisht

Kryesoret

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në Ferizaj. Si pasojë e zjarrit, objekti i supermarketit “Viva Fresh Store” është djegur pothuajse i tëri. Nga ky rast nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të mëdha.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se ekipet e policisë zjarrfikësve kanë qëndruar në vendin e ngjarjes deri pas orës 4 të mëngjesit.

Veseli ka konfirmuar se nga shpërthimi i zjarrit në Ferizaj nuk ka persona të lënduar.

“Zjarri e ka kapluar pothuajse të gjithë objektin. Ekipet e zjarrfikësve kanë qëndruar aty deri pas orës 4, pasi është hapësirë e madhe. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Veseli.

Veseli tha se rasti është hapur si “Incident zjarri”, ndërkaq sot do të vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun që ka çuar deri në shpërthimin e zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit