Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka marrë hapa të paprecedent duke thirrur Aktin e Emergjencave për të goditur protestat kundër detyrimit të vaksinimit.
Trudeau ka thënë se qëllimi i masave do të jetë i kufizuar, i arsyeshëm dhe proporcional. Ushtria nuk do të ftohet të asistojë.
Pa një vendim të gjykatës, llogaritë bankare personale të çdo personi të përfshirë në protestë mund të bllokohet.
Trudeau është përballur me kritika të gjera për trajtimin e protestave.
“Kjo ka të bëjë me mbajtjen e kanadezëve të sigurtë, dhe mbrojtjen punës së njerëzve”, ka thënë Trudeau.
Ai tha se Polici do t’i ipen më tepër mjete për të burgosur apo gjobitur protestuesit dhe për të mbrojtur infrastrukturën.
Kjo lëvizje e Trudeaus vjen ndërsa protestat në Kanada kanë hyrë në javën e tretë. Është lëvizja më agresive që nga fillimi i protestave.
Qindra protestues mbesin në kryeqendrën e Kanadasë, Ottawa.