-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Tabaku: Rama i shiti ministrat, qeveria po dridhet

Kryesoret

Pas deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Rama se nuk është i shqetësuar nëse do të dalin ministra apo ish-ministra të përfshirë në aferën e inceneratorëve, ka reaguar kryetarja e komisionit hetimor për këtë çështje.

“Dje Edi Rama i shiti disa ministra, tha do të kenë përgjegjësi personale”, tha Tabaku.

Sipas nënkryetares së PD, “çfarë ka dalë në dritë deri në këtë moment nga ana e këtij komisioni hetimor e ka bërë qeverinë sigurisht të dridhet”.

“Jemi duke hedhur dritë në këtë aferë. Unë besoj se do shumë guxim, kurajë dhe integritet ti vesh emër korrupsionit dhe unë i falënderoj të gjithë deputetët e opozitës që e kanë bërë këtë, sepse ne kemi vetëm një armik të përbashkët që është korrupsioni në qeveri. Ajo që ka dalë në dritë deri tani në fakt e ka bërë të dridhet qeverinë.

Çfarë ka dalë në dritë deri në këtë moment nga ana e këtij komisioni hetimor e ka bërë qeverinë sigurisht të dridhet. Dje Edi Rama i  shiti disa ministra, tha do të kenë përgjegjësi personale. Ju e shikoni sesi dëshmitarët ndryshojnë kur vijnë këtu. Ju shikoni sesi pyeten dëshmitarët. Pa asnjë kompromis”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit