Ish ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha ka komentuar deklaratën e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për rastin e diplomatit Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, i cili i quajti “mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Berisha ka thënë se shpjegimi i Gërvallës për rastin e diplomatit Sadriu, tregoi që shteti i Kosovës në vend të kryediplomatës ka një kryeanarkiste.
Ministrja e Puneve te Jashtme, Gervalla, ju beri ftese te gjithe diplomateve qe ata/ato nuk kane detyrime ndaj Kushtetutes, Ligjeve, normave e kodeve te miresjelljes civile e diplomatike por kane vetem detyrime ndaj bashkeshorteve apo partnereve te tyre dhe nuk kane asnje kufizim ne fjalorin qe perdorin. Ne Europe jo se jo, por veshtire te gjendet ne bote ndonje shembull i tille degradues”, ka shkruar Berisha.
Mbrëmë, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka arsyetuar deklaratat e Sadriut thënë se ato deklarata ai i ka bërë si individ e jo si diplomat.