-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jo zgjedhje serbe në Kosovë, as në prill”

Kryesoret

Qeveria e Kosovës është e vendosur të mos lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, siç ka ndodhur vite më parë.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë sot se i është bërë e qartë edhe ndërkombëtarëve se zgjedhjet e prillit të Serbisë, nuk do të mbahen në Kosovë.

“Zgjedhjet e prillit me automatizmin me të cilin janë mbajtur herët e kaluara, nuk do të mbahen, ne nuk dimë çka do të na sjellë e ardhmja, ne nuk dimë se cilat do të jenë kërkesat, por automatizmi se janë mbajtur herën e kaluar dhe duhet të mbahen edhe tani, nuk do të ketë, këtë ja kemi bërë të qartë edhe ndërkombëtarëve”, ka thënë Gërvalla në ATV.

“Ju keni parë që ka pasur një tentativë për mbajtjen e referendumit në janar dhe Kosova si shtet sovran që është, nuk e ka lejuar organizimin e këtij referendumi sepse kemi parë që është një tentativë e Beogradit që ta cenojë sovranitetin e vendit tonë, duke bërë përpjekje të krijojë përshtypjen se Kosova është një lloj aneksi i Serbisë, ne nuk jemi aneks, ne jemi shtet i pavarur e sovran”, tha kryediplomatja kosovare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit