Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka falënderuar Presidentin Meta për mbështetjen e Shqipërisë në konfliktin me Rusinë. Ai vlerëson solidaritetin e Shqipërisë.
“I jam mirënjohës Presidentit@ilirmeta për fjalët e tij të mbështetjes në #UnityDay! Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë! #Së bashku më të fortë” shkruan presidenti ukrainas.