Komisioni për Buxhetin në Parlamentin e e Kosovës do të mblidhet sot për të shqyrtuar dy marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit në rend dite është projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Po ashtu është edhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrjes e daljeve të mallrave.
Më 26 nëntor të vitit të kaluar, në Elbasan u mbajt mbledhja e shtatë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.