-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në sherr e sipër, 19 vjeçari nga Ferizaj plagos me thikë të vëllanë

Kryesoret

Një 19 vjeçar nga Ferizaj qëlloi sot me thikë vëllanë e tij, duke e plagosur. I dyshuari është arrestuar.

Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Epopeja Jerzercit”, teksa viktima është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 12:40 ka marrë një informacion nga Qendra Emergjente në Ferizaj, se një person është duke u trajtuar, për shkak të një lëndimi trupor. Policia menjëherë ka shkuar aty dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një lëndim trupor me mjet të mprehtë (thikë).

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘”Epopeja Jezercit’’ në Ferizaj. Në lidhje me këtë hetuesit, sektori i dhunës në familje i kanë bërë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.I (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje me vëllain e tij, këtij të fundit i shkaktoi lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit