-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abelard Tahiri: Është e papranueshme të mos përmenden akterët e shpalljes së pavarësisë

Kryesoret

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos përmendjen e Thaçit, Krasniqit e Sejdiut në fjalimin e tij, gjatë seancës solemne

Tahiri tutje tha se ata ishin akterët kryesor në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

“Në ditën solemne kur kemi ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës u prish nga fjalimi i kryeministrit Kurti. Është e papranueshme të mos përmenden akterët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirrë seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit poashtu”, tha Tahiri para gazetarëve.

Ai tha tutje se në seancë s’ishin as veteranët e luftës e as familjet e dëshmorëve./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit