Forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë të ardhur nga Tirana, kanë nisur një aksion të gjerë antikanabis në territorin e rrethit të Krujës.
Operacioni është përqendruar kryesisht në zonat që prej vitesh konsiderohen problematike për kultivimin e bimëve narkotike, si Malësia e Krujës, Nikla, Thumana dhe fshatra të tjerë të thellë.









